Disa mënyra efikase për të larguar stresin

  • 13 March 2018 - 16:59
Disa mënyra efikase për të larguar stresin

1-Ndaloni mendimet që ju mërzisin. Qëllimi i kësaj teknike është që të ndërprisni rrjedhën e mendimeve stresuese. Me ndërprerjen e rrjedhës së tyre ju ndryshoni pasojën. Si? Shoqërojini mendimet stresuese me një pasojë negative (lloj ndëshkimi). Çdo sjellje që pasohet nga një ndëshkim ka prirjen që të mos përsëritet.

2-Shtrihuni diku dhe lëreni veten tuaj të lirë. Mos i sillni mendimet e pakëndshme në mendjen tuaj në mënyrë të pavullnetshme. Thjesht lëreni mendjen tuaj të shkojë nga të dojë. Sapo mendimet e pakëndshme të fillojnë të shfaqen, thoni “STOP”.

3-Nëse në trurin tuaj shfaqet një mendim apo imazh negative, rrini me të. Rrini me të në mendjen tuaj. Përjetojeni e ripërjetojeni disa herë. Përsëriteni atë disa herë me zë të lartë. Përsëriteni me zë të lartë atë që ju shqetëson aq herë, deri sa ta vëreni se ju qëndroni me të pa pasur ndonjë përjetim negative.

4- Shtyjini mendimet tuaja shqetësuese. Në çdo kohë që ju e ndieni se po filloni të shqetësoheni, shtyjini mendimet tuaja, deri në atë periudhë të ditës, të cilën ju e keni caktuar për t’u marrë me shqetësimet tuaja.

5-Bëni një jetë aktive

Jeta aktive do ta mbante larg stresin, mundimet dhe shqetësimet e jetës së përditshme, dhe nuk do t’iu linte shteg për të gjykuar veten për çdo gjë që ndodh. Natyra dhe shoqëria janë aleatët më të mirë të një jete të shëndetshme.

(Kosova Sot)