Pija energjike që ju zgjon nga 'gjumi dimëror'

  • 13 March 2018 - 22:24
Pija energjike që ju zgjon nga 'gjumi dimëror'

Ndiheni të mërzitur, nuk keni vullnet, lodheni shpejt, këto janë vetëm disa nga simptomat që i ndiejmë në periudhën kalimtare nga dimri në pranverë, e këto i sjell lodhja pranverore. Në mënyrë që ta rritim nivelin e energjisë, ju sugjerojmë këtë pije të shijshme të pasur me vitamina dhe minerale. Periudhën kalimtare nga njëra stinë në tjetrën e ndjenë shumë njerëz, e kjo vjen me lodhje të shpeshtë, mungesë në përqendrim dhe ndjenja për gjumë, e këto shfaqen edhe si pasojë e mungesës së aktiviteteve trupore dhe mungesës së vitaminave. Një nga forcuesit e energjisë që është i pranishëm në pemë dhe perime të freskëta është vitamina C. Pos se ndihmon në absorbimin e hekurit, është burim i shëndetit. Për t'u furnizuar me vitaminat dhe mineralet e nevojshme, ju sugjerojmë lëngun që ju zgjon nga 'gjumi dimëror'

Përbërësit:

4 fletë lakër Brukseli; 1 karotë të bluar me madhësi mesatare; 1 portokall të shtrydhur; 1 lugë mjaltë; 2 lugë lëng limoni; Gjysmë lugë kurkumë; Disa pjesë panxhar të freskët; Pak xhenxhefil të bluar, sipas dëshirës; 2 dl ujë; Pak akull. Përgatitja: Të gjithë përbërësit i aplikoni në blender, i përzieni dhe kënaquni në gotën plot me energji. 

(Kosova Sot)