Si ta mposhtni fryrjen në stomak? Këto janë disa nga këshillat e ekspertes

  • 16 March 2018 - 18:04
Si ta mposhtni fryrjen në stomak? Këto janë disa nga këshillat e ekspertes

Ju pëlqeu apo jo, fryrjet në stomak janë pjesë e jetës sonë, për shumicën prej nesh. Pas një shujte të majme, alkool apo një darke të shpejtë, trupat tanë mund të duken dhe ndihen ndryshe në krahasim me disa momente më parë - dhe pjesa më e keqe e kësaj është se mund të mos e dini përse ndodh kështu. Së fundi, nutricistja nga Brisbejn, Leanne Ward, ia kishte hedhur një sy kësaj çështjes në faqen e saj të interneti dhe ka shpërndarë disa këshilla të thjeshta si ta përmirësoni tretjen dhe ta mposhtni fryrjen në stomak njëherë e mirë. "Gjëja e parë që duhet të bëni nëse dëshironi ta mposhtni fryrjen në stomak është qartësimi i ushqimeve tuaja në sensin e përgjithshëm": 'Unë e zbuloj se 50 për qind e pacientëve të mi, duke përjashtuar ushqimet si kafeina e tepërt, alkooli, pijet me sheqer dhe ushqimet e shpejta të gatshme, mund ta bëjnë dallimin te simptomat e shumicës prej tyre', ka shpjeguar Leanne në një postim në faqen e saj.

'Nëse ushqimi juaj është me shumë ushqime të përpunuara dhe përmban pak sallata dhe perime, kjo është pika e mirë për të nisur gjithçka'. Ajo po ashtu sugjeron të ushqeheni në mënyrë solide, shujta të rregullta. Kur të hani ushqim, Leanne ka thënë se duhet ta përtypni mjaftueshëm ushqimin, mos e përpini me shpejtësi, sepse ashtu do të futni edhe ajër në stomakun tuaj dhe do të ndiheni të fryrë. Një këshillë është që mos të pini nga kashta, por të pini drejt nga gota: 'Duke përdorur kashtën mund të tërhiqni më shumë ajër dhe të krijoni më shumë gazra - kjo po ashtu ju nxit të pini më shpejtë', ka shkruar Leanne. Ajo po ashtu thotë se është ide e mirë të kufizoni porcionet me fruta në dy të tilla anë ditë. Ndërkohë, hani sasinë e duhur me pesë porcione perime në ditë, reduktoni niseshtenë si pastën e ftohtë dhe patatet, bizelet, bananen e shtypura. 

SI T'I REDUKTONI FRYRJET?
1. Kurrë mos pini nga një kashtë.
2. Pini çaj mente.
3. Ushqehuni rregullisht, shujta të plota,
e jo të grimconi ushqime gjithë kohës.
4. Pemë hani vetëm dy herë në ditë.
5. Hani pesë shujta me perime në ditë.
6. Kufizoni niseshtenë rezistente nga pasta e ftohtë, patatet, bizelet...etj.
7. Hani ngadalë dhe përtypeni ushqimin si duhet.
8. Pastroni ushqimin.
9. Konsumoni jogurt të pasur me probiotikë, apo pije të fermentuara.
10. Hani tërshërë, fara çia apo fara të lirit për kafjall.

(Kosova Sot)