Nëse e teproni me kripë, as ushqimi i shëndetshëm nuk mund t'ju shpëtojë

  • 17 March 2018 - 13:02
Nëse e teproni me kripë, as ushqimi i shëndetshëm nuk mund t'ju shpëtojë

Më herët, ekspertët kishin menduar se sasia e madhe me pemë dhe perime mund të lehtësojë efektin e dëmshëm të kripës në shtypjen e gjakut. Por, studimi i fundit e demanton këtë. Ekspertët nga "Imperial College London" dhe "Northwestern University", duke analizuar ushqimin e më shumë se 4000 personave të rritur nga mosha 40 deri 59 vjeçe, kanë dëshmuar se njerëzit që kishin konsumuar sasi të madhe të kripës kishin shtypje më të lartë të gjakut pa marrë parasysh sa e shëndetshme ishte menyja e tyre. Rezultatet e studimit ishin publikuar në revistën shkencore "Hypertension". Prandaj, ekspertët sugjerojnë dhe bëjnë thirrje që duhet pasur kujdes me sasinë e kripës në ushqim. Shtypja e lartë e gjakut prek së paku një të katërtin person në Britani dhe shton rrezikun për sulm në zemër dhe sulm në tru. Besohet se në një gjendje të tillë ndikojnë shumë faktorë si mosha, pesha dhe kripa e tepërt. Besohet se vitaminat dhe mineralet në pemë dhe perime në njëfarë mënyre mund të ndikojnë te enët e gjakut, duke ulur shtypjen e lartë të gjakut.

(Kosova Sot)