EKSPERTËT ZBULOJNË LISTËN E NUTRIENTEVE QË JANË OPTIMALE PËR FUNKSIONIMIN E TRUPIT

  • 18 March 2018 - 09:03
EKSPERTËT ZBULOJNË LISTËN E NUTRIENTEVE QË JANË OPTIMALE PËR FUNKSIONIMIN E TRUPIT

A hani pesë porcione me pemë dhe perime në ditë? Një shifër shokuese prej 70 për qind nuk e bën këtë, këto janë shifra zyrtare derisa më shumë konsumojnë ushqim të pasur me yndyrë dhe sheqer, e kjo ka efekt katastrofal në shëndetin tonë. Tani, një raport i ri ka bërë me dije se ne në fakt kemi nevojë për 45 nutriente për çdo ditë, në mënyrë që trupi ynë të funksionojë si duhet. Megjithatë, konsumimi i paktë i pemëve dhe perimeve do të thotë se shumica prej nesh dështon në sasinë e kërkuar. "The World Health Organisation" thotë se ka lidhje të forta midis konsumimit të ulët të nutrienteve të veçanta dhe rrezikut të shtuar për zhvillimin e sëmundjeve kronike, përfshirë disa lloje të kancerit, sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe depresionit. Numri i njerëzve që do të vuajnë nga sëmundjet kronike do të rritet për 57 për qind në dy vitet e ardhshme. Në një raport të ri, publikuar nga "Alive", nutricistët kanë paralajmëruar Mbretërinë e Bashkuar se në mënyrë efektive është duke shkuar drejt një çrregullimi shëndetësor.

Nutricistja Suzie Sawyer, që kishte përpiluar raportin, ka thënë: 'Trupi i njeriut ka nevojë që të furnizohet vazhdimisht për të funksionuar si duhet. Ne kemi nevojë për rreth 45 nutriente të ndryshme në ditë, në mënyrë që të funksionojmë si duhet. Dhe, ky është moment kur kemi një të çarë të madhe, pasi shumica prej nesh nuk ia del që konsumojë nutrientet adekuate vitale', ka thënë ajo. Ajo më pas shton: 'Koha po kalon dhe neve përsëri na thuhet "vetëm hani një ushqim të ekuilibruar" - por fakti është se njerëzit nuk e bëjnë këtë'. Një studim qeveritar ka bërë të ditur se sikurse ushqimi i përditshëm do të ishte më i mirë, më cilësor, rreth 70,000 raste të vdekjeve të hershme do të parandaloheshin. 'Ne ndoshta mund të jetojmë më gjatë, por kjo nuk do të thotë se do të jetojmë më mirë - apo se këto vite ekstra do të jenë më të lumtura apo më të shëndetshme', thotë Suzie Sawyer, nutriciste në Brajton dhe bashkë-autore e raportit më të ri të quajtur "Is The UK Heading for a Health Breakdown"?

Shumica e sëmundjeve moderne vijnë si rezultat i konsumimit jo të mirë të nutrienteve, si dhe pasojë e mungesës së mineraleve dhe vitaminave. Tragjedia është se shumë sëmundje kronike do të mund të parandaloheshin duke konsumuar ushqim më të mirë.

Nivelet e vitaminave D, që kryesisht prodhohen kur lëkura vjen në kontakt me rrezet e diellit, është e ulët.
• Një shifër e madhe e fëmijëve nga mosha 11-18 vjeç, kanë konsumim të ulët të mineraleve - magnez, kalium, zink, selen, kalcium dhe jod.
• Marrja e hekurit është e ulët te femrat te të gjitha moshave: 48 për qind te vajzat e moshës 11-18 vjeçe dhe 27 për qind të moshës 19-64.
• Një përqindje e madhe e të rriturve kanë konsumim më të ulët të magnezit, kaliumit dhe selenit. 

(Kosova Sot)