Arsyet e papritura që mund të shkaktojnë sulm në zemër

  • 18 March 2018 - 09:06
Arsyet e papritura që mund të shkaktojnë sulm në zemër

Ushqimi i dëmshëm dhe shumë kohë para ekranit televiziv, me birrë e lëngje në duar, janë mënyrë që shtojnë rrezikun për sulm në zemër. Në vijim ju sjellim edhe disa stimulues të sulmit në zemër.

LËKURA

Efektet e psoriazës mund të jenë shumë më të mëdha se ajo që mund të vërehet në lëkurë. Studimet kanë treguar se njerëzit që kanë probleme të ngjashme me lëkurën, për tre herë më shumë kanë gjasa të pësojnë sulm në zemër.

AJRI I NDOTUR

Smogu ndërlidhet me zhvillimin e shumë sëmundjeve, përfshirë edhe sëmundjet e zemrës. Një studim ka ardhur në përfundim se ekspozimi ndaj smogut mund të çrregullojë nivelin e sheqerit në gjak, nivelin e kolesterolit, që sjellin rrezikun për sulm në zemër. Studimi tjetër ka zbuluar se ndotja e ajrit ndikon në pakësimin e kolesterolit të mirë në organizëm.

ILAÇET KUNDËR DHIMBJEVE

Kur kohë të gjatë keni grip, reaksion normal është të vraponi për ilaçet kundër inflamacioneve. Studimi i publikuar te revista "Journal of Infectious Diseases", zbulon se njerëzit që marrin ilaçe kundër dhimbjeve, për 3-4 herë më shumë rrezikohen për të pësuar sulm në zemër. 

(Kosova Sot)