Femrat me bel më të gjerë mund të lindin fëmijë të prekur nga autizmi

  • 21 March 2018 - 11:32
Femrat me bel më të gjerë mund të lindin fëmijë të prekur nga autizmi

Femrat që kanë një bel të gjerë jo të shëndetshëm para shtatzënisë me gjasë do të lindin një fëmijë që vuan nga autizmi, sugjeron një studim i madh. Përderisa studimet paraprake nuk kanë gjetur ndonjë lidhje midis autizmit dhe mbipeshës para se një femër të bëhej nënë, çdo studim deri më sot ka përdorur indeksin e masës trupore si metrik primar, i cili nuk bën dallim midis masës së yndyrës dhe masës së ligët. Kalimi për të vlerësuar perimetrin e belit, kërkuesit e universitetit "Northwestern" gjetën një korrelacion të qartë mes mbipeshës në gratë e reja dhe autizmin te fëmijët që i kishin lindur më vonë. Të gjeturat, që ishin prezantuar te takimi "Endocrine Society" është fakti i fundit më i madh për normën e rritjes së mbipeshës që ndërlidhet me autizmin, dhe me gjasë ka diçka të bëjë me inflamacion. 'Fëmijët e lindur me belin prej 80 centimetra apo më shumë para shtatzënisë, për 65 për qind ishin më të rrezikuara se do të lindin një fëmijë të prekur nga autizmi, në krahasim me femrat që para shtatzënisë kishin një bel më të hollë', thotë autori i studimit Geum Joon Cho.

(Kosova Sot)