Simptomat që tregojnë se keni probleme me fshikëzën e tëmthit

  • 22 March 2018 - 10:46
Simptomat që tregojnë se keni probleme me fshikëzën e tëmthit

Megjithëse këto simptoma mund të jenë edhe simptoma të një gjendjes tjetër, nëse keni këto simptoma rregullisht,vizitojeni mjekun.

INFLAMACIONE DHE GAZRA

Fshikëza e tëmthit është shumë e rëndësishme për tretje. Ajo liron substancën që është shumë e rëndësishme për shkrirjen e yndyrave. Kur ekziston një pengesë në kanalet e fshikëzës së tëmthit, tretja vështirësohet. Atëherë shfaqen simptoma si inflamacionet në traktin tretës dhe gazrat.

DHIMBJE DHE NDJENJË E PESHËS NË STOMAK

Pos ndjenjës aspak të këndshme në stomak, problemet me fshikëzën e tëmthit mund të shkaktojnë dhimbje dhe ndjenjën e peshës së rëndë në stomak. Dhimbja nganjëherë zgjerohet në pjesën e djathtë të shpinës. Dhimbja zakonisht vjen krejt papritmas dhe zgjat rreth 10-15 minuta.

MUNDIME DHE MARRAMENDJE

Mundimet e shpeshta dhe marramendjet janë simptoma që kurrë nuk do të duhej t'i injoroni. Këto simptoma janë karakteristike për sëmundje të ndryshme. Në këtë rast, mundimet dhe marramendjet shfaqen pasi që lëngjet në fshikëz nuk tretin yndyrat. 

(Kosova Sot)