Kjo pije modeste, thjesht, shkrin kilogramët pas 15 ditëve

  • 24 March 2018 - 22:29
Kjo pije modeste, thjesht, shkrin kilogramët pas 15 ditëve

Pas dimrit të ftohtë, pranvera është koha kur shumica e njerëzve fillojnë të mendojnë rreth kilogramëve të tyre të grumbulluar dhe që duan t'i heqin qafe sa më shpejt deri në verë. Ushtrimi është mënyra e duhur për shëndetin në përgjithësi, por pos kësaj, ekzistojnë edhe pije që mund të shkrijnë kilogramët. Njihet fakti sa mirë është të pini ujë me limon për çdo mëngjes në lukth të thatë. Pos ujit me limon, edhe uji me qimnon është i shëndetshëm. Kjo për faktin se qimnoni ndërlidhet me punën dhe shëndetin e traktit tretës. Zbut gazrat, fryrjet dhe përmirëson punën e sistemit të tretjes në përgjithësi.

Është i shkëlqyeshëm edhe në luftën kundër kapsllëkut dhe proceseve inflamatore, dhimbjeve dhe ngërçeve. Qimnoni konsiderohet i dobishëm edhe te femrat shterpë, ndikon pozitivisht në shëndetin e mitrës. Në këtë drejtim, preferohet të pini çaj nga farat e qimnonit. Ndikon edhe në shëndetin e lëkurës, pakëson inflamacionet, të kruarat dhe irritimet si pasojë e ngjarjeve dhe arsyeve të ndryshme. Preferohet ta pini një çaj si ky në lukth të thatë çdo mëngjes.

(Kosova Sot)