Specat pikantë ndihmojnë te rastet e stresit dhe shokut

  • 16 April 2018 - 21:13
Specat pikantë ndihmojnë te rastet e stresit dhe shokut

Specat pikantë janë ndihmë e fortë në situatat stresuese fizike dhe mendore. Kthjellin dhe vendosin qarkullimin e mirë të gjakut dhe normalizojnë punën e zemrës. Marrë parasysh faktin se shumica e njerëzve në situata stresuese nuk kanë oreks, zgjedhje është lëngu me specat e bluar pikantë. Përbërësit e nevojshëm: 1 lëvore vanilje, 6 speca pikantë të thatë, 3 shkopinj të kanellës, 3 copë kardamom, 3 karafila, 7 lugë rum të errët. Përgatitja: Vaniljen dhe specat pikantë i copëtoni bashkë me përbërësit tjerë dhe i vendosni në një kavanoz prej qelqit. Hidhni sipër rumin, e mbyllni mirë dhe e lini të qëndrojë për 2-3 javë në vend të errët dhe të thatë. Procedoni, lëngun ta konsumoni sipas nevojave, në sasi të vogla.  

 

(Kosova Sot)