Eliksiri i rinisë së përjetshme

  • 16 April 2018 - 21:14
Eliksiri i rinisë së përjetshme

Mjekësia popullore është e pasur me receta shëruese, e midis tyre edhe kjo recetë e 'rinisë së përjetshme'. Këtu bëjnë pjesë kamomili, kantarioni, shtogu dhe gjethet e blirit. Të gjitha këto bimë janë të pasura me veti shëruese, e me konsumimin e tyre mund të krahasoheni me njerëzit 20 vjet më të rinj se ju Për përgatitje ju nevojiten: - 100 gr gjethe të kamomilit, - 100 gr kantarion, - 100 gr gjethe shtogu, - 100 gr gjethe të blirit. Për përgatitjen e eliksirit përbërësit t'i përzieni dhe t'i ruani në një kavanoz të mbyllur hermetikisht. Merrni një lugë të madhe dhe e përzieni me gjysmë litër ujë të valuar, e mbuloni dhe pas 20 minutave e procedoni. Gjysmën e lëngut ta konsumoni në lukth të thatë, e pjesën tjetër gjysmë orë pas darkës, e më pas mos pini apo mos hani asgjë. Lëngun mund ta ëmbëltoni me një lugë mjaltë. 

(Kosova Sot)