Receta popullore për rritjen e nivelit të hemoglobinës

  • 17 April 2018 - 15:33
Receta popullore për rritjen e nivelit të hemoglobinës

Për rritjen e nivelit të hemoglobinës dhe hekurit dhe në përgjithësi për pasqyrën e gjakut, nevojiten disa përbërës. Është krejt natyral dhe pa efekte të dëmshme.

Përgatitni:

- 2 limonë; - 200 ml lëng karote; - 200 ml lëng panxhari; - 200 g arra; - 200 ml mjaltë; - 200 g rrush të thatë. Limonët i ndani përgjysmë. Limonët i bluani, shtoni mjaltin, lëngun nga karota dhe panxhari, si dhe rrushin e thatë. Përzieni dhe në fund shtoni arrat. Konsumoni një lugë të madhe, tri herë në ditë. LËNGU PËR RRITJEN E HEMOGLOBINËS: Përbërësit: - 4-5 panxharë; - 4-5 karota; - 500 g mjaltë; - 5 limonë; - 1,5 l ujë. Panxhari, limonët dhe karota të procedohen në blender, më pas shtoni mjaltin dhe ujin. Përzieni, i ruani në frigorifer. Pini nga 2 dcl në mëngjes. 

(Kosova Sot)