PEMËT DHE PERIMET SHËROJNË PAGJUMËSINË

  • 18 April 2018 - 13:19
PEMËT DHE PERIMET SHËROJNË PAGJUMËSINË

Banania është pema e parë në listë që është ideale para gjumit. Përmban triptofan e kalium që janë të hatashëm për gjumë të shëndetshëm. Po ashtu, konsumoni kivin, sepse në përbërjen e vet ka shumë antioksidues dhe serotoninë. Midis artikujve të tjerë në listë është edhe lëngu i vishnjave që ndihmon në rritjen e nivelit të melatoninës. Po ashtu, edhe toni ndihmon të flini më mirë. Prodhimet e qumështit me pak yndyrë po ashtu ndihmojnë të flini qetë. Edhe spinaqi, lakra jeshile janë burim për kalcium, që ndikojnë në prodhimin e serotoninës, që ndikon të flini rehat.

 

(Kosova Sot)