Rabarbara, bima që shëron pothuajse gjithçka

  • 18 April 2018 - 13:20
Rabarbara, bima që shëron pothuajse gjithçka

Rabarbara si bimë pranverore ka shumë veti shëruese, e në Kinë përdoret me mijëra vjet. Rabarbara përmban shumë acide të dobishme, minerale (kalcium, magnez, mangan), si dhe polifenole e vitamina (vitamine C e B). Ndikon mirë në traktin tretës dhe përdoret si laksativ, ilaç kundër kapsllëkut. Stimulon metabolizmin dhe për këtë fakt është bimë e hatashme për të gjithë ata që duan të humbin në peshë. Jo shumë moti, kjo bimë është shndërruar në hit për të gjithë ata që duan të shërohen nga kanceri. Kjo pasi që është e pasur me polifenole - substanca që njihen për efektin kundër qelizave të kancerit. Është interesat se sasia e tyre shtohet nëse e piqni bimën, prandaj në luftën kundër kancerit përdoret bima e pjekur. • Rabarbara është antioksidues i fortë; • ka përbërës kundër alergjive dhe inflamacioneve; • ndihmon në rregullimin e nivelit të kolesterolit; • përmirëson qarkullimin e gjakut dhe metabolizmin; • është ilaç natyral kundër kapsllëkut dhe diarresë; • ruan shëndetin e syve; • parandalon zhvillimin e kancerit; • përmirëson oreksin. Në ushqim përdoret vetëm kërcelli, sepse gjethet e bimës janë helmuese.

(Kosova Sot)