Ja përse nuk është ide e mirë dobësimi me uthull molle

  • 19 April 2018 - 09:14
Ja përse nuk është ide e mirë dobësimi me uthull molle

Nëse keni vendosur të dobësoheni përmes uthullës së mollës, do të ishte mirë të kushtoni vëmendje në atë që mjekët paralajmërojnë.

IMUNITETI BIE

Shkenca thotë se probiotikët dhe bakteret e shëndetshme në sistemin tretës ndikojnë pozitivisht në imunitet. Uthulla e mollës deri diku është rezultat i fermentimit që ka përbërës probiotikë, por prapë nuk përmban mjaftueshëm probiotikë për t'u ndier në imunitet. Nëse e teproni, do të dobësoni sistemin tuaj mbrojtës.

DO TË JENI MË TË PLOGËSHT

Nëse mendoni që kryesisht të jetoni në pijet me bazë uthullën e mollës, mund të prisni humbje në peshë, por edhe humbje të fuqisë, e shpejtë edhe humbjen e shëndetit. Nëse dëshironi që uthullën e mollës ta sillni në meny, le të jetë si pjesë e shujtave, erëz për sallatë apo të tretur me ujë.

NDOSHTA DO TË HUMBNI NË PESHË, POR VETËM PËRKOHËSISHT

Kilogramët që do t'i humbni në fakt janë uji dhe porsa ta konsumoni do të jeni të rëndë si më parë - do t'ju ngadalësohet metabolizmi, e në fund do të përfundoni me kilogramët e njëjtë.

MUND TË KENI PROBLEME SERIOZE ME LUKTHIN

Uthulla e mollës është e thartë, e disa njerëz mezi e durojnë. Nëse thjesht keni lukth të ndjeshëm, më së miri ta shmangni, në të kundërtën do të keni probleme serioze me lukthin.

(Kosova Sot)