Pemët që mund (dhe duhet) t'i hani sa jeni në dietë

  • 19 April 2018 - 18:42
Pemët që mund (dhe duhet) t'i hani sa jeni në dietë

E dhe pse disa lloje të caktuara të pemëve përmbajnë një sasi sheqeri, nganjëherë duhet t'i konsumoni hatri i vitaminave. Në vazhdim ju sjellim pemët që duhet t'i hani edhe kur jeni në dietë.

AVOKADO

Përkundër faktit se avokado ka përmbajtje të lartë me kalori, është e domosdoshme në dieta të ndryshme për humbjen në peshë, mbron trupin nga kolesetroli i keq dhe parandalon mbajtjen e lëngjeve.

GREJPFRUTI

Natriumin e hasim në grejpfrut, i cili ofron ndjenjën e ngopjes, duke pakësuar konsumimin e kalorive në ditë, e më pas e keni më të lehtë të humbni në peshë dhe t'i shkrini yndyrat. Pos kësaj, agrumet kanë efekt antioksidues, ulin kolesterolin e keq, forcojnë sistemi imun, përmirësojnë tretjen në organizëm.

BANANET

Bananet janë të pasura me shumë vitamina e minerale: kalium, magnez, zinkom, kalcium, fosfor, vitamina A, C, B, E, duke e përmirësuar funksionimin e sistemit kardiovaskular. Bananet përmirësojnë muskujt e zemrës që është shumë me rëndësi për shkrirjen e yndyrave.

ANANASI

Kjo pemë me pak kalori, e pasur me vitamina dhe minerale të ndryshme është popullore shkaku se shkrin dhjamin. Enzima nga ananasi, broemlaina, përshpejton tretjen dhe ofron ndjenjën e ngopjes. 

(Kosova Sot)