Në këto ushqime ka më së shumti sheqer

  • 19 April 2018 - 18:44
Në këto ushqime ka më së shumti sheqer

Kur thonë se duan të pakë- sojnë sheqerin në organizëm, shumica mendojnë për ëmbëlsirat, çokollatat dhe keksët në të cilat kënaqen,por ekzistojnë edhe disa ushqime që përmbajnë sheqer të fshehur.

SANDVIÇI

A e dini se majoneza përmban shumë kalori, e në sandviç ju hidhni shumë majonezë dhe keçap. Keçapi përmban shumë kripë, por edhe sheqer, kështu që më mirë ta shmangni.

UJI ME SHIJE

Uji me shije tingëllon mirë e këndshëm dhe me pak kalori, por në realitet përmban po aq sheqer sa edhe krejt pijet tjera.

LËNGJET NGA DYQANET

Vetëm nëse i keni përgatitur ju vetë, në shumicën e lëngjeve dhe përzierjeve të ndryshme kur blini, ka një sasi të madhe sheqer. Nuk e kemi fjalën për gjysmë lugë sheqer, por për një sasi të madhe që e hasim sa në dy kukëza akullore.

FLLUSKAT NGA MISRI

Në fakt, të gjitha llojet e flluskave. Shumica i konsumojnë për kafjall, sepse mendojnë se është shujtë e lehtë me pak kalori, por pasi përmbajnë sasi të madhe me sheqer, do të ishte mirë t'i konsumoni sa më rrallë.

PERIMET NGA KONSERVAT

Shumë prodhues të perimeve në konserva aplikojnë sheqer. Të gjitha konservat duhet të kenë listën e përmbajtjes, kështu që lehtë mund t'i zëvendësoni me perime të shëndetshme.

(Kosova Sot)