6 USHQIME QË NUK DUHET TË PËRFSHIHEN NË MENYNË TUAJ

  • 20 April 2018 - 08:17
6 USHQIME QË NUK DUHET TË PËRFSHIHEN NË MENYNË TUAJ

Ato mund të duken të padëmshme në shikim të parë, por e vërteta është se konsumimi i disa ushqimeve mund të ketë pasoja serioze për shëndetin e njeriut. Për më shumë, duhet anashkaluar në mënyrë absolute

MISHRAT E PËRPUNUAR

Mishrat e përpunuar janë shumë tërheqës për konsumatorët falë shijes dhe dukjes së tyre të freskët. Lehtë mund të përfshihen nëpër receta dhe janë opsion i shpejtë kur bëhet fjalë për gatim. Sodiumi që përmbajnë shkaktojnë mbajtjen e lëngjeve dhe shkaktojnë probleme inflamatore. Kanë nitrite dhe nitrate që ndërlidhen me kancerin. Këshillë: Mishrat t'i zëvendësoni me lloje të freskëta të mishit dhe pa yndyrë: mish pule, gjeldeti, peshk, etj.

PATATET E SKUQURA

Janë të shijshme dhe duken si zamër ideale sa herë t'ju sulmojë uria. Megjithatë, ky ushqim duhet të përjashtohet nga menyja juaj, sepse përmban shumë yndyra të ngopura de sodium. Konsumimi i tyre shton nivelin e kolesterolit dhe qet jashtë kontrollit metabolizmin. Shkaktojnë edhe mbipeshën po ashtu. Këshillë: Nëse pëlqeni të kënaqeni me patatet e skuqura, përgatitni vetë në shtëpi me pak yndyrë.

DRITHËRAT

Për vite të tëra kemi blerë drithëra, që janë konsideruar si opsion i lehtë dhe i qetë për të mposhtur urinë. Është e vërtetë, shumica përmbajnë përbërës natyral që ofrojnë nutriente esenciale. Sido që të jetë, nuk mund ta injoroni faktin se përmbajnë sheqerna të shtuar dhe kemikate që shkaktojnë çekuilibër në trup. Këshillë: Në vend të tyre hani një grusht arra, tërshërë ose fara.

VAJRA TË RAFINUARA TË PERIMEVE

Përdorimi i tepërt i vajrave të perimeve është përhapur me të madhe. Në fakt, është e pamundur të eliminohen tërësisht nga ushqimi. Përderisa jo të gjitha janë të dëmshme, shumica prej atyre komerciale janë të rafinuara dhe përmbajnë yndyra të rrezikshme dhe dëmtojnë shëndetin kardiovaskular dhe metabolik. Këshillë: Shmangni recetat me vaj palme, apo me margarinë sa më shumë. Përdorni vajin e ullirit.

MIELLI I BARDHË

Mielli i bardhë ka marrë kontrollin e tregut, jo vetëm si prezantim tradicional, por me prodhime të shumta që e përdorin. Konsumatorët injorojnë faktin se fitohet gjatë një procesit të rafinuar. Përderisa në sasi të vogla nuk shkakton telashe, konsumim në sasi të tepërt shkakton mbipeshën, inflamacion abdominal dhe glukozë të lartë. Këshillë: Përdorni prodhime nga kokrra e grurit.

USHQIMET E KONSERVUARA

Ushqimet e konservuara vazhdojnë të janë një opsion i shpejtë për të gjithë ata që kanë pak kohë për të zier. Janë lehtë për t'u përdorur, kanë shije të mirë. Do të ishte mirë të mendoni dy herë para se t'i konsumoni. Po ashtu, përmbajnë substanca helmuese që janë të rrezikshme për sistemin e zorrëve në përgjithësi. Këshillë: Në vend të këtyre ushqimeve, përcaktohuni të konsumoni ushqime të freskëta.

(Kosova Sot)