Çfarë shëron mustarda

  • 20 April 2018 - 08:26
Çfarë shëron mustarda

Në rast se ju gërryen fyti apo jeni ftohur, përzieni mustardën, gjysmë limoni, gjysmë luge kripë dhe mjaltë, si dhe gjysmë gotë ujë të vluar. Pas 10 minutave, kur lëngu të jetë ftohur, merrni një gllënjkë. Kjo përzierje nuk ka edhe aq shije të këndshme, por se është shumë efikase në luftën kundër ftohjes dhe dhimbjeve në fyt. Kur të vjen stina e verës dhe nëse ju ndodh që të digjeni në diell, sugjerohet që të lyeni lëkurën me një shtresë të trashë të mustardës dhe dhimbjet e pakëndshme dhe skuqjet shpejtë do të shërohen. Mustarda do të ndihmojë edhe në relaksimin e muskujve që ju dhembin, të themi pas ushtrimeve apo aktiviteteve fizike. Nëse ndjeni dhimbje në krejt trupin, vetes përgatitni një vaskë.

Përzieni dy lugë musatardë, një lugë kripëdeti dhe përzierjen e hidhni në vaskën me ujë. Pas kësaj vaskës me ujë të ngrohtë, do të ishte mirë të bëni një dush dhe të pastroheni, në mënyrë që të hiqni njollat e mustardës. Nëse vuani nga dhimbjet në pjesën e poshtme të shpinës, ndihmojini vetes me pastën nga farat e mustardës dhe dy sasi miell. I përzieni ngadalë këta përbërës me pak ujë të ngrohtë dhe e aplikoni në vendin me dhimbje. E shtrëngoni me fashë dhe e mbani për gjysmë ore, më pas e shpëlani me ujë të ngrohtë.

(Kosova Sot)