A e dini se cilët janë antibiotikët natyralë? Nëse jo, ja ku i keni më poshtë

  • 21 April 2018 - 10:03
A e dini se cilët janë antibiotikët natyralë? Nëse jo, ja ku i keni më poshtë

 Antibiotikët natyralë nuk shkaktojnë rezistencë bakteriale. Janë mënyra më e mirë për të parandaluar infeksionet e lehta. Përdorini dhe forcojeni sistemin tuaj imun

PROPOLISI

Propolisi është një nga antibiotikët më të mirë natyralë. Është i pasur me biofalavonoide dhe vajra esenciale, vitamina e aminoacide. Për ta përgatitur këtë substancë, bletët nxjerrin ekstraktet nga sythat e lisave dhe e përdorin për të mbrojtur kosheren e tyre. Si ta merrni: Si masë parandaluese: 5 pika në stomak të thatë çdo ditë. HUDHRA Hudhra është antibiotik shumë natyral për të hequr bakteret e patogjenet pa ndryshuar bakteret e mira. Kjo për faktin se përmban alibinë dhe shumë përbërës të tjerë. Mund ta konsumoni të vetëm apo ta aplikoni në lëkurë për secilin infeksion. 

VAJI ESENCIAL I ORIGANOS

Ky vaj i fuqishëm esencial lufton viruset, infeksionet me kërpudha dhe baktere dhe parazitet. Mund ta konsumoni në mënyrë orale. Përkujdesuni që të jetë i cilë- sisë së lartë dhe për përdorim njerëzor. Një pikë vaj si ky ta merrni një herë në dy ditë përzier me vaj ulliri. MJALTI Mjalti nuk është aq i fuqishëm sa propolisi. Megjithatë, nuk duhet nënvlerësuar vlerat e tij me nutriente dhe dobitë e shumta pozitive për shëndetin. Për më shumë, është një nga antibiotikët më të mirë për ta konsumuar çdo ditë, por jo në mënyrë të tepërt. 

LIMONI

Limonët janë agrume me veti të hatashme prej antibiotiku, që i hasim nëpër krejt lëvoren e tij. Në përgjithësi, mënyra më e mirë për të thithur më të mirën prej tyre është që ata të jenë organikë, i qëroni derisa lëvoren e mbani në frigorifer. Ideja është që ta konsumoni lëvoren e ngrirë, pak nga pak, në lëngje, sallatë "smoothie".

QEPA

Në fund, qepët janë ushqim mjekësor me përbërës të lartë dhe të ndryshëm për të parandaluar dhe për të trajtuar sëmundjet e shkaktuara nga paraqitet apo sëmundjet respiratore. Për më shumë, forcojnë dhe nxitin trupin që të eliminojë helmet shkaku se përmbajnë sulfur.

(Kosova Sot)