Çaji që ul kolesterolin, pastron mëlçinë dhe përmirëson tretjen

  • 22 April 2018 - 09:32
Çaji që ul kolesterolin, pastron mëlçinë dhe përmirëson tretjen

Çaji nga kaçja është burimi i vërtetë me vitamina C dhe likopen, antioksidues të fuqishëm që me sukses shkrijnë kolesterolin. Është zgjedhja më e mirë për ata që vuajnë nga hipertensioni, sepse ul shtypjen e lartë të gjakut. Për të sjellë në vlerat normale, nevojitet që për çdo ditë të pini nga tri gota çaj si ky. Çaji i shijshëm dhe freskues i kaçes zbut edhe proceset inflamatore, kështu që preferohet si shtesë në shërimin e osteoartriti. Pakëson dhimbjet dhe ngërçet, duke lehtësuar lëvizshmërinë, derisa disa ekspertë theksojnë se ndihmon edhe te përtëritja e kërcit. Largon edhe dhimbjet në stomak, diarre, kapsllëk, diarreja si dhe problemet tjera të tretjes. Përmirëson edhe punën e mëlçisë e preferohet edhe për detoksimin e mëlçisë. 

 

(Kosova Sot)