Për t'u dobësuar, së pari "shëroni" zorrët

  • 23 April 2018 - 14:13
Për t'u dobësuar, së pari

Për vetëm disa ditë mund të përmirësoni gjendjen e përgjithshme të zorrëve për të filluar humbjen në peshë. Fshehtësia është në bakteret e dëmshme dhe të mira për tretje. Bakteret e dëmshme që "ushqehen" me ushqimin e dëmshëm, jetën në stres, moslëvizjen dhe problemet e tjera, nxitin inflamacione në trup që janë shkaqet kryesore të mbipeshës ose moshumbjes në peshë. Filloni me ndryshime të vogla dhe rezultati shihet shpejt. Shmangni ushqimet e përpunuara dhe ato që kanë shumë sheqer dhe karbohidrate. Hulumtimet kanë dëshmuar se sheqeri dhe ëmbëltuesit artificialë mund të ulin nivelin e baktereve të mira në zorrë.

FIBRAT DHE PROBIOTIKËT

Fibrat pakësojnë nivelin e sheqerit në gjak dhe nxitin humbjen në peshë, reduktojnë kolesterolin dhe nxitin humbjen në peshë. Fibrat e ngadalësojnë shpejtësinë e ushqimit që futet në gjakrrjedhje derisa përshpejton procesin e daljes së ushqimit nga trupoi përmes sistemit tretës, që do të thotë se më gjatë do të ndiheni të ngopur. Burim i mirë për fibra janë: farat çia, elbi, hudhra, qepa, artiçoku. Çdo ditë duhet të merrni 25 gr e më shumë. Një studim ka bërë me dije se femrat që kanë marrë probiotikë për 24 javë, ishin më të dobëta për 51 për qind në krahasim me ato që nuk përdorin probioitkë. 

 

(Kosova Sot)