Ushqimet e pasura me probiotikë, për punë të përsosur të zorrëve

  • 23 April 2018 - 18:05
Ushqimet e pasura me probiotikë, për punë të përsosur të zorrëve

Një nga faktorët kyç për shëndet të mirë është tretja e mirë. E që zorrët të punojnë mire, në zorrë duhet pasur baktere të mira, që njihet siprobiotikë. Përfshini këto ushqime në menynë tuaj për të përmirësuar tretjen dhe për të pasur punë të përsosur të zorrëve

PERIMET E FERMENTUARA

Mënyrë e shkëlqyeshme që ushqimet të ruhen nga prishjet, por edhe t'i ruajnë bakteret e mira brenda atyre prodhimeve. Konsumimi i perimeve të fermentuara mban bakteret e dëmshme nën kontroll dhe kështu ndryshojnë thartirën brenda organizmit dhe parandalojnë rritjen e baktereve të dëmshme.

KEFIRI

Kefiri është pije e fermentuar që bëhet nga qumështi, uji, drithërat etj. Konsumimi i rregullt i kefirit bën që organizmi juaj të furnizohet me një spektër të gjerë të baktereve të mira që përmirësojnë hidratimin. Kefiri përmban baktere të dobishme që shkatërrojnë bakteret e dëmshme në organizëm.

'KOMBUCHA'

'Kombucha' njihet si "nëna" shkaku i aftësive që të riprodhohet. Konsumimi i saj sjell një spektër të gjerë me enzima dhe acide bakteriale me të cilat detoksohet mëlçia, ndihmon gjatë tretjes dhe përmirëson shëndetin në përgjithësi. Për ta përgatitur, ju nevojitet çaj i gjelbër, pak sheqer dhe 'kombucha' që përgatit kërpudhën.

UTHULLA E MOLLËS

Uthulla e mollës mund të gjendet kudo, por do të ishte më mirë të përgatisni vetë uthullën vendore të mollës që shfaqet me fermentimin e mollës. Është e hatashme për pastrimin e organizmit, për konsumimin e enzimave dhe përmirësimin e forcimin e sistemit imun.

(Kosova Sot)