Pesë superlëngje që shkrijnë dhjamin nga stomaku

  • 24 April 2018 - 09:10
Pesë superlëngje që shkrijnë dhjamin nga stomaku

'SMOOTHIE' I GJELBËR Ky 'smoothie' do t'jua ndryshojë jetën. Në të ka porcione të përsosura me pemë e perime dhe është ideal për zëvendësimin e kafjallit e drekës, e ndoshta edhe darkës. Përbërësit janë të pasur me minerale, vitamina dhe antioksidues.

Krejt çfarë ju nevojitet: 2 gota spinaq, 2 gota ujë, 1 gotë mango, 1 gotë ananas dhe 2 banane.

GREJPFRUT DHE UTHULL MOLLE

Grejpfruti bën çudinë për rregullimin e sheqerit në gjak, e uthulla e mollës hedh helmet nga trupi dhe nxit e kontribuon në shkrirjen e shtresave dhjamore.

Krejt çfarë ju nevojitet: 1 gotë lëng të shtrydhur nga grejpfruti dhe një lugë e madhe uthull molle.

FARAT ÇIA DHE LËNG LIMONI

Këtë pije mund ta pini gjithë ditën pa u menduar fare. Limoni vetvetiu është i shëndetshëm e farat çia janë përplot me vlera ushqyese. Limoni përmban vitamina, minerale, antioksidues.

Krejt çfarë ju nevojitet: Përzieni një lugë fara çia me limonadë. E lini të pushojë për 10 minuta para se ta konsumoni. 

LIMONADË NGA XHENXHEFIL

I Xhenxhefili përshpejton metabolizmin dhe ndihmon trupin të tretë ushqimin në mënyrë optimale. Në kombinim me limon, jo se ndihmon vetëm humbjen në peshë, por bën çudinë për sistemin kardiovaskular.

Krejt çfarë ju nevojitet: 3 limonë të shtrydhur, 1 lugë xhenxhefil të copëtuar, i cili duhet të qëndrojë në ujë në ngrohtë. Kur uji me xhenxhefil të jetë ftohur, shtoni limoni dhe e konsumoni.

PIJA E QUAJTUR "LAMTUMIRË DHJAM"

Një gotë e lëngut si ky ndihmon sistemit tretës më shumë sesa që mendoni. Përshpejton metabolizmin dhe hedh helmet nga trupi derisa flini. Krejt çfarë ju nevojitet: 1 limon, 1 lugë uthull molle, 1 lugë mjaltë ose xhenxhefil, 1 lugë kanellë dhe 2 gota ujë.

(Kosova Sot)