Gjalpi nga farat e kungullit, me efekte të shumëfishta për shëndetin

  • 24 April 2018 - 09:14
Gjalpi nga farat e kungullit, me efekte të shumëfishta për shëndetin

Një nga lyerjet e bukës më të shëndetshme dhe më të shijshme që ekzistojnë është gjalpi nga farat e kungullit. Nuk duhet ta përzieni me gjalpin e kungullit. Gjalpin nga farat e kungullit mund ta përdorni për ta lyer bukën, ta shtoni në salcë dhe gjellë të ndryshme

GJALPI NGA FARAT E KUNGULLIT PËR SHËNDET

Ky ushqim i shëndetshëm është i pasur me shumë minerale të rëndësishme, si magnez, fosfor, mangan, hekur, bakër, selen dhe zink. Po ashtu, është burim i shkëlqyeshëm për vitamina E, ruan lëkurën e re.

UL KOLESTEROLIN

Gjalpi organik nga farat e kungullit përmban fitosterole, të cilat ndihmojnë në uljen e nivelit të lartë të kolesterolit të dëmshëmzemrës dhe enëve të gjakut.

FORCON IMUNITETIN

Shkaku i përbërëses së shkëlqyeshme dhe materieve që janë të domosdoshme për funksionimin e organizmit, gjalpi nga farat e kungullit ndikon ta forconi sistemin imun.

STRES, PAGJUMËSI DHE DHIMBJE TË ESHTRAVE

Pasi përmban sasi të madhe të aminoacidit triptofan, gjalpi nga farat e kungulli ndihmon në largimin e stresit dhe përmirëson cilësinë e gjumit, pakëson dhimbjet e shkaktuara si pasojë e artritit

(Kosova Sot)