Grejpfruti, shija e hidhur që jep rezultate të ëmbla

  • 24 April 2018 - 14:56
Grejpfruti, shija e hidhur që jep rezultate të ëmbla

Grejpfruti është burim për vitamina C që ndikon mirë në imunitetin e njeriut. Pos se ruan dhe përmirë- son shëndetin, ndihmon edhe te mbipesha.

LËKURA E THATË

Në mënyrë që lëkurës t'ia ktheni shkëlqimin dhe elasticitetin, përzieni të kuqtë e vezës me një lugë vaj ulliri dhe ia shtoni një lugë lëng grejpfruti. Masën e fituar e aplikoni në lëkurë dhe e mbani për rreth gjysmë ore. Pas kësaj, bëni masazh fytyrës për dhjetë minuta. E shpëlani me ujë të ngrohtë.

PORET E ZGJERUARA

Lëkura me pore të zgjeruara është e yndyrshme. Lëngu nga grejpfruti është ideal për zgjedhjen e atij problemit. Fytyrën e pastruar e lyeni me lëngun e grejpfrutit.

PËR FRESKINË E FYTYRËS

Në një enë me pak ujë hidhni lëng nga grejpfruti dhe me atë ujë shpëlani fytyrën tuaj, si në mbrëmje po ashtu edhe porsa të zgjoheni në mëngjes. Për heqjen e rrudhave, lëngun e pastër e aplikoni me gishtërinj në rrudha, por kujdes hapësirën përreth syve.

ME GREJPFRUT ZVOGËLONI INDIN YNDYROR

Studimet e ndryshme kanë treguar se njerëzit që e konsumojnë një gjysmë grejpfruti tre herë në ditë, mesatarisht brenda tre muajsh humbin 1.6 kg për tre muaj. 

 

(Kosova Sot)