LËNGU I SHIJSHËM QË PËRSHPEJTON TRETJEN DHE PAKËSON FRYRJET

  • 24 April 2018 - 18:08
LËNGU I SHIJSHËM QË PËRSHPEJTON TRETJEN DHE PAKËSON FRYRJET

Fryrjet në stomak vijnë si pasojë e ushqimit jo mirë të përtypur, por edhe ushqimit që përmban shumë laktozë dhe karbohidrate të caktuara. Erëzat dhe bimët, si anisi, xhenxhefili, menta do të qetësojnë zorrët dhe pakësojnë fryrjet. Bimët e pasura me vaj eterik, në kombinim me kamomil dhe luleradhiqe ndikojnë si qetë- sues në procesin tretës. Përbërësit: Një gotë çaj të ftohur kamomili, Një gotë dredhëza, Një gotë ananas, Jogurt, 1 lugë mjaltë, Akull. Përgatitja: Të gjithë përbërësit i hidhni në blender dhe i përzieni derisa të fitoni një masë homogjene. 

 

 

(Kosova Sot)