USHQIMET MË TË MIRA PËR FUNKSIONIMIN E ZORRËVE

  • 25 April 2018 - 08:40
USHQIMET MË TË MIRA PËR FUNKSIONIMIN E ZORRËVE

Shkaqet më të shpeshta të kapsllëkut janë stresi, ushqimi që përmban pak fibra dhe stili ulur i jetës. Këtë problem mund ta shmangni duke konsumuar këto ushqime

BANANET

Fibrat nga bananet lehtësojnë tretjen. Konsumimi i një bananes në ditë rigjallëron elektrolitet falë përmbajtjes së lartë me kalium. Ky laksativ natyral përmban përbërës që ndihmojnë bakteret në traktin e zorrëve.

BORONICAT

Fuqia prej antioksiduesit e këtij fryti të shijshëm e lehtëson jashtëqitjen falë përmirësimit të kalimit të ushqimeve nëpër zorrë. Nëse dëshironi ta pastroni zorrën tuaj në mënyrë të shëndetshme, hani boronica, mjedra, boronica të kuqe.

QEPA

Pos se përzihet mirë me të gjitha ushqimet e tjera, qepa është shumë efektive edhe si laksativ natyral. Nëse e konsumoni të papërpunuar, do t'ju ndihmojë në aktivizimin e sekretimit të lëngjeve gastrite dhe përmirëson shëndetin e florës së zorrës.

HUDHRA

Një hudhër e vetme përmban alicinë dhe selen për të pastruar mëlçinë në mënyrë natyrale, aktivizon enzimat dhe ndihmon në eliminimin e helmeve. Thjesht, copëtojeni apo zieni një hudhër për ta detoksikuar krejt trupin tuaj nga helmet. 

LIMONI

Ky fryt është përdorur për të kuruar një numër të madh të sëmundjeve. Ndihmon te kapsllëku pasi është i pasur me acid citrik, i cili ndihmon në lehtësimin e tretjes dhe eliminon helmet e grumbulluara ndër vite dhe substancat toksike në zorrë.

DARDHËT

Kjo pemë e shijshme dhe e këndshme ndihmon edhe në lehtësimin e kapsllëkut. Kjo ndodh falë faktit se përmban shumë fibra që me lehtësi i pastrojnë zorrët. Përmbajnë pektinë, substancë kjo që rregullon lëvizjen e zorrëve dhe i detoksikon ato.

(Kosova Sot)