Dëshironi të ushqeheni shëndetshëm? Fillojeni mëngjesin me këtë lëng

  • 25 April 2018 - 08:44
Dëshironi të ushqeheni shëndetshëm? Fillojeni mëngjesin me këtë lëng

Adëshironi që të ushqeheni shëndetshëm, por vështirë t'ju shkojë për dore kjo? Ja një këshillë që kafjallin jua shndërron në argëtim. Përgatiteni këtë "smoothie" vjollcë, të dekoruar në formën e 'njëbrirëshit'. Përbërësit e nevojshëm: • 150-200 ml jogurt, • dy grushte dredhëza ose mjedra, • një deri dy banane, • një lugë fara të lirit, • një lugë shurup nga hurmat. Për dekorim: • 1 kornet për akullore, • çokollatë të bardhë, • 1 lugë fara të lirit ose fara çia, • 1 banane, • një lugë muesli.

Përgatitja: Në blender apo në aparatin për "smoothie" hidhni jogurtin, frutat e malit, farat e lirit, shurupin nga hurmat, i përzieni derisa përbërësit të bashkohen në një lëng të trashë. Më pas përzierjen e vendosni në një enë të thellë njëngjyrëshe dhe e mbushni pothuajse deri në grykë. Merrni muesli dhe bëni një trekëndësh, e në mesin e tij hidhni kornetin, të cilin e keni mbushur paraprakisht me përzierjen. Hidhni dy pjesë banane dhe i vendosni në majat e trekëndëshit. Mund të shtoni edhe çokollatën e bardhë, kokos apo gjethe bademi.

(Kosova Sot)