KANELLA KUNDËR BAKTEREVE

  • 25 April 2018 - 15:04
KANELLA KUNDËR BAKTEREVE

Në mënyrë që t'ju dilni përpara viruseve dhe baktereve, provoni që të veproni në mënyrë parandaluese. Ekspertët pohojnë se kanella është zgjidhje e hatashme, sepse është erëz e fortë kundër mikrobeve, e preferohet të shtohet në pije dhe në gjellë. Fuqia e kanellës qëndron në ndalimin e zhvillimit të baktereve të ndryshme. Studimet tregojnë se shpesh vepron më mirë se shumë ilaçe. Studimi i publikuar te revista "International Journal of Food Microbiology" ka zbuluar se mund të përdoret edhe si alternativë për aditivë që parandalojnë prishjen e ushqimit. 

 

(Kosova Sot)