Lëngu i shijshëm me limon e ananas kundër dhimbjeve në këmbë

  • 26 April 2018 - 19:33
Lëngu i shijshëm me limon e ananas kundër dhimbjeve në këmbë

Gjunjët janë nyjat kryesore në trupin e njeriut, përgjegjëse për qëndrimin si duhet të trupit dhe mbështetin të gjitha lëvizjet me rastin e ecjes, vrapimit, kërcimit dhe qëndrimit. gjunjët durojnë shumë lëndime dhe plagë e kështu dëmtohen shumë. Në vijim ju sjellim një mënyrë krejt natyrale për forcimin e ligamenteve dhe në këtë mënyrë mund të përmirë- soni cilësinë e jetës. Ky lëng përmban përbërës të fortë kundër inflamacioneve që shërojnë dhimbjen, posedojnë vitamina C, bromelainë, silic e magnez.

PËRBËRËSIT:

250 ml ujë; 7 g kanellë; Dy gota copë ananasi; Një gotë flluska; Një gotë lëng portokalli; 40 g badem të shtypur; 40 g mjaltë.

PËRGATITJA:

Zieni flluskat. Shtrydhni lëngun nga ananasi. Në blender përzieni lëngun nga portokalli, kanellën, mjaltin dhe bademët. Shtoni flluskat dhe lëngun e ananasit në blender. Masën e përzieni përsëri derisa të fitoni një masë homogjene.  

(Kosova Sot)