Paracetamoli gjatë shtatzënisë shton rrezikun që fëmija të preket nga autizmi

  • 26 April 2018 - 19:34
Paracetamoli gjatë shtatzënisë shton rrezikun që fëmija të preket nga autizmi

Femrat shtatzëna, të cilat marrin tabletën e quajtur paracetamol, për 30 për qind më shumë kanë gjasë që të lindin fëmijë me çrregullim apo deficit hiperaktiv (ADHD), sugjeron studimi i fundit. Kjo tabletë e zakonshme kundër dhimbjeve, që po ashtu njihet edhe si "acetaminophen", po ashtu e rrit rrezikun e fëmijës që të preket nga autizmi për 20 për qind, ka gjetur fakte ky studim. Autori i studimeve Dr. Ilan Matok, nga "Hebrew University of Jerusalem", ka thënë me këtë rast: 'Të gjeturat tona sugjerojnë një lidhje midis përdorimit të gjatë të paracetamolit dhe një rrezikut të shtuar që fëmija të preket me autizëm dhe "ADHD"'. Megjithëse ende ka mbetur e panjohur mënyra se si ilaçi shkakton gjendjen e njohur si "ADHD" ose autizmin, paracetamoli paraprakisht ka qenë i lidhur me problemet në komunikim dhe koeficientin e reduktuar të inteligjencës te fëmijët, nënat e të cilëve paraprakisht e kishin marrë këtë ilaç. Paracetamoli është përbërës aktiv në mjekësinë e shumë vendeve tash e shumë vjet. Rreth 65 për qind e grave shtatzëna në Shtete e Bashkuara të Amerikës e marrin këtë ilaç rregullisht, sipas "US Centers for Disease Control and Prevention".

 

(Kosova Sot)