Hani dredhëza! Arsyet motivuese që ju shtyjnë të kënaqeni me këtë ëmbëlsirë

  • 27 April 2018 - 08:16
Hani dredhëza! Arsyet motivuese që ju shtyjnë të kënaqeni me këtë ëmbëlsirë

Dredhëzat janë pjesë e ushqimit të ekuilibruar, përmbajnë vitamina e minerale të ndryshme, e me konsumimin e tyre shëroni shumë sëmundje. Ja disa nga arsyet përse duhet t'i konsumoni dredhëzat.

JANË PLOT ME ANTIOKSIDUES

Dredhëzat u takojnë ushqimeve më të pasura me antioksidues, e janë të rëndësishme për të mbrojtur qelizat nga sëmundjet e ndryshme dhe e mbajnë të shëndetshëm organizmin e njeriut.

ZBARDHIN DHËMBËT

Dredhëzat përmbajnë acide të mollës që njihen edhe si zbardhues natyral.

BURIM PËR VITAMINA C

Dredhëzat zakonisht lidhet me portokajtë, meqenëse dredhëzat përmbajnë më shumë vitamina C dhe janë alternativë më e mirë. Me dredhëza mund të forconi sistemin imun derisa në anën tjetër ofrojnë një zamër të ëmbël e të shëndetshme.

FORCOJNË SHËNDETIN E FLOKUT

Nëse u janë mërzitur preparatet e ndryshme kimike për flokun e dëmtuar, atëherë përgatisni përbërësin nga dredhëzat, i shtypni disa të tilla, shtoni pak vaj lisi dhe i aplikoni në flokë, e floku do të jetë i butë dhe pa zbokth.

SHTOJNË ENERGJINË

Dredhëzat janë përplot me materie ushqyese, e shkaku i sheqernave natyrale dhe karbohidrate që gjenden, ndikojnë të keni më shumë energji gjatë gjithë ditës.  

(Kosova Sot)