PËRGATITENI LIKERIN SHËRUES ME VISHNJA

  • 20 May 2018 - 10:11
PËRGATITENI LIKERIN SHËRUES ME VISHNJA

Është koha e duhur ta përgatitni likerin nga vishnjat, që është shumë shërues. Përbërësit: 500 gramë vishnja mirë të pjekura, 1 litër raki, 500 gramë sheqer ose mjaltë. Përgatitja: Vishnjat e pjekura i pastroni dhe i shpëlani mirë, më pas i derdhni në një kavanoz të madh (prej 3 kg) e sipër hidhni sheqerin (ose mjaltin), e sipër hidhni rakinë. Kavanozin e mbyllni dhe e lini të pushojë plot 40 ditë, në diell. Pas kësaj kohe, e derdhni nëpër shishe dhe e konsumoni. 

 

 

(Kosova Sot)