VJEN SHPËTIMI PËR MIGRENËN

  • 21 May 2018 - 08:26
VJEN SHPËTIMI PËR MIGRENËN

Agjencia Amerikane për Ushqime dhe barna ka miratuar ilaçin për tregun amerikan, që vjen nga firma farmaceutike ''Amgen Inc''që do të duhej ta parandalonte shfaqjen e migrenës te të rriturit. Ilaçi që është në formë të injeksionit, pacientëve ju jepet një herë në muaj, e në vit kushton 6.900 dollarë amerikanë. Ky ilaç shëron format më të rënda të migrenës. Kompanitë farmaceutike ''Teva'', ''Eli Lilly'' dhe ''Alder Biopharmaceuticals'' zhvillojnë ilaçe të ngjashme. Në ''Amgden'' theksojnë se ilaçi i tyre mundet të jetë parandalesë për rreth tetë milionë amerikanë që vuajnë nga migrena.

 

 

(Kosova Sot)