Recetat e moçme për uljen e temperaturës

  • 21 May 2018 - 08:27
Recetat e moçme për uljen e temperaturës

Ekzistojnë disa mënyra për të cilat theksojnë se janë të suksesshme kundër temperaturës së lartë, sidomos te fëmijët.

PATATET

Pataten e copëtoni në rriska, e vendosni në këmbë dhe mbathni çorapët. Pataten mund ta kombinoni edhe me uthull të mollës. Përzieni pak uthull të mollës me pak patate të bluara, përzierjen e vendosni në këmbë dhe sipër mbathni çorapët prej pambukut. E lini të veprojë për disa orë, apo edhe gjatë natës

MIELL DHE TË BARDHËT E VEZËS

Përgatitni një përzierje nga mielli i misrit dhe uthullës. Atë përzierje e vendosni në këmbë, mbathni çorapë prej pambuku. Për uljen e temperaturës mund të përdorni edhe të bardhët e vezës. Përzieni masën dhe mbathni sipër çorapët prej pambuku. E lini të veprojë për disa orë.

LIMONI

Ju nevojiten dy deri katër limonë. I pastroni dhe shtrydhni lëngun. Në atë lëng lagni çorapët dhe i mbathni më pas. Pastaj, qëndroni të qetë të shtrirë për një orë, pas vetëm tridhjetë minutave do të ndjeni lehtësim. 

(Kosova Sot)