ILAÇET NATYRALE KUNDËR HUNDËVE QË RRJEDHIN

  • 22 May 2018 - 08:39
ILAÇET NATYRALE KUNDËR HUNDËVE QË RRJEDHIN

Rrjedhjet nazale mund të jenë diçka e mërzitshme, duke ju detyruar që t'ju fryni hundëve në vazhdimësi. Megjithatë, ekzistojnë produkte të caktuara që mund t'ju ndihmojnë ta ndaloni këtë

LËVORJA E PORTOKALLIT, UTHULLA E MOLLËS DHE MJALTI

Ky preparat mjekësor shumë interesant ndihmon në ndalimin e rrjedhjes së hundëve si dhe pengon irritimet në kalimet nazale. Përmban vitamina , që e forcojnë sistemin imun. Përbërësit: Një lëvore portokalli, 3 lugë uthull molle, 5 lugë mjaltë. Përgatitja: Copëtoni lëvoren e portokallit në disa rriska dhe e mbuloni me uthullën e mollës. I lini të thahen mirë dhe i zieni, në pllakë jo shumë të nxehtë, me mjaltë bashkë. Pas 3 ose 5 minutash, i hiqni nga pllaka dhe i konsumoni. Mënyra e konsumimit: Lëvoren me mjaltë ta konsumoni çdo natë para se të shkoni në shtrat Përsëriteni këtë rutinë derisa të kontrolloni rrjedhën e hundës. 

UJI I QEPËS

Ky eksperktorant kundër inflamacioneve ndihmon në eliminimin e mukozës shtesë që grumbullohet në traktin respirator, që është kyç për të frenuar hundët që rrjedhin. Përbërësit e tij lehtësojnë kongjestionin. Përbërësit: ½ e qepës, 1 gotë ujë. Përgatitja: Copëtoni një qepë në disa pjesë dhe e derdhni në gotën me ujë të valuar. E mbuloni pijen, e lini të pushojë për 5 minuta dhe e kulloni. Si ta konsumoni: Ujin e qepës ta konsumoni 2 ose 3 herë në ditë

LIMON DHE MJALTË

Mjalti si ilaç klasik me shurupin e limonit mbetet alternativa më e mirë dhe më e fortë për të ndaluar simptomat e sëmundjeve respiratore. Përbërësit: Lëngun nga ½ e limonit, 2 lugë mjaltë, ½ e gotës ujë. Përgatitja: Kombinoni lëngun e limonit me mjaltë dhe e tretni përzierjen në gjysmë gotë me ujë të valuar. Si ta konsumoni: Ilaçin ta konsumoni në stomak të thatë dhe konsumimin e tij ta përsëritni edhe gjatë pasdites. Tretmanin ta përdorni deri në momentin kur simptomat të zhduken.

QIMNONI

Qimnoni është erëz me veti kundër inflamacioneve që ndihmojnë në irritimin në kanalet nazale në rast të kongjestionit dhe rrjedhjeve nazale. Është ideal për reduktimin e irritimit të membranës së mukozës në rast të sinuseve, ftohjeve dhe gripit. Përbërësit: ½ e lugës qimnon, 1 gotë ujë. Përgatitja: Qimnonin ta shtoni në një gotë me ujë të valuar, e mbuloni dhe e pini. Prisni të ftohet për 10 minuta. Si ta konsumoni: Këtë pije ta konsumoni në gllënjka kur të prekeni nga rrjedhjet e hundës. E pini dy herë në ditë.

SPECAT PIKANTË

Specat pikantë kanë një substancë aktive që quhet kapsaicina, që ndihmon në tretjen e mukozës për të reduktuar kongjestionin dhe hundën që rrjedh. Ka efekt antihistaminë që ndihmon në kontrollimin e simptomave që shkaktojnë edhe alergji. Përbërësit: ¼ e lugës speca të bluar pikantë, 1 lugë mjaltë, ½ e gotës ujë. Përgatitja: Përgatiteni përzierjen me speca të kuq pikantë dhe mjaltë. Përzierjen e derdhni në gjysmë gote me ujë të valuar dhe i përzieni mirë për t'u tretur. Prisni derisa pija të jetë e gatshme për t'u konsumuar. Si ta konsumoni: Konsumoni pijen kur nuk ndiheni rehat dhe sa herë keni rrjedhje të hundës. E pini dy herë në ditë, nëse është e domosdoshme.

(Kosova Sot)