SA JANË TË SHËNDETSHME PEMËT E THATA?

  • 22 May 2018 - 15:27
SA JANË TË SHËNDETSHME PEMËT E THATA?

Boronicat e kuqe, rrushi i thatë, fiku, kumbullat… përzgjedhja e pemëve të thata është e larmishme dhe a e dini sa janë të shëndetshme? Janë të pasura me përbërës shërues dhe fibra, që janë burim i fortë për antioksidues, acid folik dhe vitamina B. Një studim i bërë, ku kishin marrë pjesë 13 mijë veta, ka dëshmuar se njerëzit që kanë konsumuar pemë të thata kanë konsumim më të mirë të përbërësve ushqyes. Por, nuk duhet harruar që këto ushqime janë të pasura edhe me sheqerna natyrale, që për sportistët është me shumë dobi, por kujdes duhet të kenë ata që kanë telashe me sheqerin. Kjo nuk do të thotë se duhet shmangur në tërësi, por t'i konsumoni në sasi të kufizuara.

 

 

(Kosova Sot)