Për cilat vitamina organizmi ynë vërtet ka nevojë

  • 22 May 2018 - 15:28
Për cilat vitamina organizmi ynë vërtet ka nevojë

Shkenca e mjekësisë ka caktuar sasitë e sugjeruara të vitaminave që meshkujve dhe fermave u nevojiten në moshë të caktuar. Këtu sjellim disa nga vitamina e rëndësishme për organizmin e njeriut.

VITAMINA E

Disa studime kanë dëshmuar se vitamina E mund ta përmirësojë funksionimin e sistemit imun dhe të ngadalësojë përparimin e sëmundjes së Alzhaimer-it. Ekzistojnë disa fakte se vitamina E mund ta përmirësojë gjendjen shëndetësore të zemrës, duke ulur nivelin e kolesterolit të dëmshëm. Burime natyrale janë vajrat bimore, arrat, margarina, lakra, shpargujt, vezët, mishi.

VITAMINA C

Edhe pse ekzistojnë pak fakte se vitamina C mund ta parandalojë ftohjen, disa studime kanë treguar se marrja e sasive të mjaftueshme brenda ditës mund të ulë intensitetin e simptomave dhe të shkurtojë jetëgjatësinë e ftohjes. Përndryshe, vitamina C ndikon si antioksidues i fortë, mbron dhëmbët dhe eshtrat. Burimi më i mirë janë pemët dhe perimet.

VITAMINA B

Acidi folik, B12 dhe B6 mund ta mbrojnë zemrën, të parandalojnë anomalitë e porsa të lindurit dhe të ruajnë mprehtësinë e mendjes te personat e moshuar. Mungesa serioze e vitaminave B12 mund të shkaktojë lodhje, dëmtimin e nervave dhe demencën.

(Kosova Sot)