Ushqimet që në mënyrë natyrale e reduktojnë stresin

  • 23 May 2018 - 08:36
Ushqimet që në mënyrë natyrale e reduktojnë stresin

Ushqimi jo i mirë dhe i dëmshëm si dhe shumë faktorë të tjerë mund t'i shkaktojnë ankthet. Ka lloje të ndryshme të anktheve. Mirëpo, këtë gjendje mund ta mbani nën kontroll përmes këtyre ushqimeve

TËRSHËRA

Tërshëra është një nga llojet më të mira të drithërave dhe janë ushqim i pasur me nutriente për secilën dietë të shëndetshme, pasi ka dy veti të hatashme: ju japin energji, gjallëri dhe jua qetëson nervat. Prandaj, është ushqim shumë i shëndetshëm dhe duhet ta konsumoni gjatë ditës në periudha të ndryshme kohore.

PERIMET E GJELBRA

Perimet e gjelbra, si: marulja, spinaqi, arugula ose lakra e Brukselit, janë shumë të rëndësishme pasi grumbullojnë minerale dhe e rregullojnë sistemin nervor, e përmbajnë shumë magnez. Nëse i hani të freskëta në sallatë, lëngje apo nëpër pije të gjelbra, e plotësojnë vlerën e tyre ushqyese. 

MENTA

Menta e freskët ndihmon në qetësimin e dhe parandalimin dhe simptomat e tjera që ndërlidhen rreth tij, si takidrinë dhe marramendjet. Mënyrë e mirë e konsumimit të përditshëm të mentës është duke shtuar disa gjethe të freskëta në shishen me ujë. Edhe aroma e tyre ndihmon. Po ashtu, mund ta shtoni në gjellë, çaj dhe pije.

KAKAO

Kakao është ushqim mjekësor që është edhe stimulues. Në të njëjtën kohë, këto fara janë të pasura me magnez dhe stimulojnë prodhimin e triptofanit, që e rrit gjendjen e mirëqenies dhe parandalon sulmet e panikut. Është me rendësi të dalloni midis çokollatës (të pasur me sheqer dhe yndyrë) dhe kakaon e pastër, që është më e mira në përmirësimin e sistemit nervor. 

FARAT E LULEDIELLIT

Farat janë po ashtu një super ushqim kur bëhet fjalë në luftimin e anktheve, sidomos farat e lulediellit. Janë të pasura me aminoacide esenciale dhe jo vetëm se janë të shëndetshme për sistemin nervor të njeriut, por e reduktojnë edhe urinë në secilën kohë. Mund t'i konsumoni gjatë gjithë ditës, në secilën periudhë kohore.

SPECAT E KUQ PIKANTË

Specat e kuq pikantë të bluar janë një erëz shumë e shëndetshme, por edhe pikante gjithashtu, që ndihmon në lirimin e endorfinës në tru. Këto hormone e kanë për detyrë prodhimin e mirëqenies, që janë arma më e mirë për të luftuar ankthet si dhe sulmet e tjera të panikut.

(Kosova Sot)