Simptomat e hershme te kanceri në zorrë të trashë

  • 23 May 2018 - 15:50
Simptomat e hershme te kanceri në zorrë të trashë

Nëse kanceri në zorrë të trashë vërehet në fillim dhe shërimi fillon menjëherë, ai mund të jetë i shërueshëm. Kanceri në zorrë të trashë është forma e dytë më e shpeshtë e kancerit te meshkujt (pas atij të mushkërive) dhe te femrat (pas atij të gjirit).

ANEMIA

Anemia do të thotë se keni nivel të ulët të qelizave të kuqe të gjakut. Shkaku i kësaj shpesh dalloni gjakun në jashtëqitje. Anemia po ashtu do të shkaktojë plogështi dhe lodhje.

GJAKRRJEDHJA NË REKTUM

Mund ta dalloni gjakun në jashtëqitje apo thjesht në letrën e tualetit. Ose jashtëqitja mund të jetë e errët. Në secilin rast, nëse dalloni gjak në jashtëqitje, më së miri ta vizitoni mjekun.

HUMBJA E PADËSHIRUAR NË PESHË

Tumoret mund të shkaktojnë humbjen e oreksit, por gjithashtu e ndryshojnë metabolizmin. Humbja e shpejtë në peshë dhe e pashpjeguar, kur nuk tentoni apo dëshironi të humbni në peshë, mund të jetë simptomë potenciale e një kancerit si ky.

PROBLEME ME JASHTËQITJE

Tumoret shpesh shkaktojnë bllokada që vështirësojnë jashtëqitjen. Po ashtu e ndryshon edhe formën e saj jo rrallëherë duke e bërë tepër të hollë.

 

(Kosova Sot)