A e dini sa e shëndetshme është qepa e egër?

  • 24 May 2018 - 13:50
A e dini sa e shëndetshme është qepa e egër?

Qepa e egër ka efekt të dobishëm në mbarë organizmin, e mes tjerash, përmirëson qarkullimin e gjakut, pastron rrugët e tretjes dhe dezinfekton rrugët e frymë- marrjes. Marrë parasysh se rritet gjatë pranverës, qepa e egër është ideale për pastrimin e organizmit, transmeton gazeta Kosova Sot.

Sipas fjalëve të hulumtuesve të ndryshëm, qepa e egër është gjithnjë e më e pranishme dhe gjithnjë e më shumë njerëz e konsumojnë. Është interesant që mund të kultivohet në shtëpi. Ka efekt të dobishëm në mbarë organizmin. Vetitë shëruese të saj janë: ndihmon te pagjumësia dhe marramendjet, përmirëson kujtesën, ndihmon te osteoporoza dhe artriti, përmirë- son dukjen e lëkurës. Ju sjellim recetën për supë me qepën e malit, apo qepën e egër: - 40 gr qepë të egër; - 5 gr hudhër pluhur; - 10 gr miell; - piper, vaj, gjethe dafine; - ujë; - ajkë. Përgatitja: E pastroni qepën e egër dhe e copëtoni në pjesë të vogla. Në enë piqni qepën e egër dhe hudhrën. Hidhni ujë, erëzoni dhe zieni. Hidhni pak ajkë dhe kënaquni me supën e shëndetshme.

(Kosova Sot)