LUFTONI VIRUSET ME XHENXHEFIL

  • 25 May 2018 - 09:47
LUFTONI VIRUSET ME XHENXHEFIL

Falë përbërësve të vet, xhenxhefili është përdorur që nga kohët antike si ilaç natyral për gjendje të ndryshme. Ka qenë efektiv në trajtimi e sëmundjeve kardiovaskulare dhe ato të muskujve, sidomos për simptomat e zakonshme të ftohjes, kollës dhe gripit.

VETITË E PËRGJITHSHME SHËRUESE TË XHENXHEFILIT

Përmirëson metabolizmin: Bima kontribuon në absorbimin e nutrienteve. Po ashtu ndihmon në rritjen e oreksit, nëse e konsumoni pak kohë pas shujtave. Lufton marramendjet dhe fryrjet: Në vend të pilulave, ju mund të përdorni vetitë shëruese të xhenxhefilit. Duke përtypur pak xhenxhefil do të eliminoni marramendjet. Kundër shijes së fortë, ju rekomandojmë ta përzieni me pak mjaltë. Parandalon dhimbjet në muskuj: Me vetitë e tij kundër inflamacioneve, kjo bimë vepron pozitivisht në nyja dhe redukton dhimbjet të shkaktuara nga mosha, por edhe nga ushtrimet e tepërta. Xhenxhefili kujdeset edhe për zemrën: Xhenxhefili po ashtu rekomandohet si masë parandaluese ndaj sëmundjeve të zemrës. Shumë njerëz që kanë telashe me zemrën, e përfshijnë në ushqim.

 ÇAJ XHENXHEFILI

Përbërësit: 2 rriska rrënjë xhenxhefili, 2 gota ujë (500 ml), Mjaltë. Si ta përgatisni: Së pari, pastroni xhenxhefilin dhe e preni në pjesë të mesme. Më pas, ngroheni ujin në një enë. Kur uji të ketë valuar, shtoni rrënjën e xhenxhefilit dhe e lini të valojë për rreth 10 minuta. Më pas, e lini çajin të pushojë dhe e ëmbëltoni. Ju rekomandojmë ta pini 2 ose 3 herë në ditë.

  ÇAJ XHENXHEFILI ME KANELLË

Përbërësit: 1 rriskë xhenxhefili, 1 shkop kanellë, Lëngun nga gjysmë limoni, 1 gotë ujë (250 ml), Mjaltë. Si ta përgatisni: Pastroni xhenxhefilin mirë. E shtoni në ujë derisa valon. Më pas, shtoni kanellën dhe e lini të valojë edhe 10 minuta. Pastaj, e hiqni nga pllaka dhe e vendosni në gotë. Shtoni lëngun e limonit dhe mjaltin. Përzieni mirë dhe e ftohni para se ta konsumoni. Konsumoni 1-2 gota në ditë.

(Kosova Sot)