Gjendet zgjidhja për flokët me thinja, kjo pije që përgatitet lehtësisht në shtëpi është e duhura

  • 25 May 2018 - 10:11
Gjendet zgjidhja për flokët me thinja, kjo pije që përgatitet lehtësisht në shtëpi është e duhura

Ndiheni keq nga flokët me thinja? Ky është një nga problemet më të zakonshme që përballen një pjesë e madhe e femrave dhe duhet thënë se përveç lyerjes së flokëve ka disa metoda më të thjeshta. Është një pije që mund të përgatitet në kushte shtëpie dhe që mund të bëjë mrekulli me flokët tuaj. Megjithatë rezultatet e kësaj pije mund të ndryshojnë nga një njeri në tjetrin, por nuk kushton asgjë që ta provoni dhe të shikoni nëse vërtetë vlen. Kjo pije përgatitet nga vetëm 4 ingredientë dhe gjendet në të gjitha kuzhinat. U duhet 1 filxhan me vaj të farave të lirit, 5 limona me madhësi mesatare, 5 thelpinj hudhër, 1 filxhan mjaltë.

Të gjithë këto duhet t’i përzieni bashkë në një blender dhe duhet të mbani mend që lëkurën e limonit nuk është e nevojshme ta hiqni. Duhet t’i përzieni derisa të bëhet një masë e trashë homogjene në formën e lëngut. Pasi ta bëni mund ta ruani në tas qelqi. Më pas këtë përzierje mund ta pini një orë përpara çdo vakti ushqimi. Kjo pije duhet të konsumohet për tre muaj rresht që rezultati të jetë i duhuri. Blogeret që e kanë provuar thonë se kjo pije jo vetëm që i rinovon flokët dhe e gjallëron ngjyrën e tyre, por edhe ndikon shumë mirë për shikimin. 

(Kosova Sot)