Ilaçet natyrale kundër venave të zgjeruara

  • 26 May 2018 - 10:03
Ilaçet natyrale kundër venave të zgjeruara

Receta e parë: merrni tri lugë gjethe dhe lule të imtësuara të bimës rodhe, gjethe të thata të bimës mijëfletëshi si dhe një pjesë të bimës "Fumaria officinalis".

Receta e dytë: merni nga tri lugë gjethe dhe lule të prera të mijëfletëshit si dhe një gjethe të mentës së egër. Receta e tretë: merrni nga dy lugë gjethe dhe lule të copëtuara të karafilit si dhe gjethe dhe lule të nenexhikut dhe disa gjethe të blirit. Secilën nga këto tri receta të shënuara më lart, ju duhet t'i përgatisni në këtë mënyrë: Derdhini në 1,5 litër të vluar. E lini të mbuluar për rreth dy orë.

E procedoni dhe pini nga 2 dl para kafjallit, drekës dhe darkës. Pjesën tjetër mund ta përdorni për kompresë, të cilat mund t'i aplikoni në kohëzgjatje prej tre orë, para dhe pasdite. Për çdo 30 minuta nga jashtë, kompresën e lagni me ilaçin e përgatitur. Vërejtje: Recetat t'i përdorni nga dhjetë ditë, derisa në kohën kur dhimbjet të ndalojnë.

(Kosova Sot)