Një vezë në ditë e ul rrezikun nga sulmi në zemër

  • 27 May 2018 - 10:01
Një vezë në ditë e ul rrezikun nga sulmi në zemër

Shkencëtarët nga universiteti në Pekin dhe ata nga Oksfordi britanik theksojnë se vezët janë të shëndetshme për shëndetin e njeriut. Hulumtimi i tyre ka treguar se konsumimi i një veze në ditë e ul rrezikun për sulm në zemër dhe sëmundjet e zemrës. Personat që e hanë një vezë në ditë për 25 për qind janë më pak të rrezikuar nga sulmi në zemër, në krahasim me ata që i konsumojnë më rrallë. Po ashtu, ata persona që brenda një javës konsumojnë pesë vezë, për 12 për qind më pak rrezikohen nga sëmundjet e zemrës. Studimi ishte bërë në Kinë ku kishin marrë pjesë 400.000 persona të shëndetshëm, nga mosha midis 30 deri 79 vjeçe. Në fillim të studimit 13,1 për qind e të anketuarve për çdo ditë kishin konsumuar vezë, derisa 9,1 për qind e tyre nuk kishte konsumuar fare, apo kishin konsumuar rrallë. Shkencëtarët për nëntë vite rresht i kishin grumbulluar të dhënat, midis të anketuarve ishin shënuar 83.977 raste të sëmundjeve kardiovaskulare dhe 9.985 raste të vdekjeve si dhe 5.103 sulme në zemër. Ata që kishin konsumuar një vezë në ditë, në përgjithësi kishin më pak rrezik për t'u prekur nga sëmundjet e zemrës apo për ta pësuar një sulm në zemër. 

 

 

(Kosova Sot)