Ushqimet që nuk do të duhej t'i hani gjatë shtatzënisë

  • 27 May 2018 - 10:04
Ushqimet që nuk do të duhej t'i hani gjatë shtatzënisë

Kur femra është me barrë nuk duhet të konsumojë alkool dhe ushqime të rënda, por, sipas ekspertëve, duhet të shmangin edhe shumë ushqime të tjera.

LËNGJET E FRESKËTA

Në rend të parë janë lëngjet e pasterizuara nga pemët dhe perimet. Lëngjet e tilla mund të përmbajnë baktere që janë të dëmshme te personat me sistem të dobët imun, midis tyre janë edhe shtatzënat.

PASHTETAT

Në këtë ushqim për lyerje të bukës mund të ketë baktere, si "listeria monocytogenes", që nxitin simptomat e ftohjes, diarre apo të vjella. Shtojnë rrezikun nga aborti.

PJEPRI

Kjo pemë përmban 90 për qind ujë, 9 për qind karbohidrate dhe 1 për qind proteina dhe yndyra, por edhe mund të përmbajë bakterin 'listeria'.

SALSIÇET

Sugjerohet konsumimi i mishit të kuq, sepse është i pasur me proteina, hekur dhe vitamina B12, por duhet shmangur mishin e përpunuar, sidomos atë me shije pikante. Salsiçet përmbajnë nitrate, që mund të dëmtojnë zhvillimin e foshnjës.  

 

(Kosova Sot)