Këto ushqime ju dhurojnë proteinat më të shëndetshme

  • 18 August 2015 - 20:42
Këto ushqime ju dhurojnë proteinat më të shëndetshme

Proteinat janë kyçe për t’ju mbajtur të ngopur, për ndërtimin e muskujve dhe humbjen e kilogramëve. Por, sipas raportit të publikuar në  “Applied Physiology, Nutrition and Metabolism”, nuk është me rëndësi sa proteina hani, por të rëndësishme janë edhe ushqimet prej të cilave ato proteina i merrni

Vezët

 

Image

Jo vetëm për faktin se secila vezë përmban 6 gr proteina, por këto janë proteinat më të rëndësishme. Vezët janë në majën e “vlerave biologjike”. Janë të pasura me kalium, si dhe me vitamina B-12 dhe D, që janë të rëndësishme për nivelin e energjisë dhe ruajtjen e qelizave në organizëm.

Djathi nga qumështi i lopës

Image

Përmban 25 gr proteina dhe 18 për qind kalcium në një gotë, e kjo mjafton për t’i përmbushur nevojat ditore të organizmit. Është i pasur me kazeinë, proteinën që tretet shumë ngadalë, e cila gjithsesi se do ta zgjatë ndjenjën e të qenët të ngopur.

Peshku

Image

Ka pak kalori dhe vlera të larta ushqyese. Peshku është burim i shkëlqyeshëm për aminoacidet omega 3, që janë të rëndësishme për shëndetin e zemrës dhe stabilizimin e disponimit.  Kujdeset edhe për funksionimin e trurit, që është vërtetuar me studimin e vitit 2014.

Bishtajoret

Image

Janë të pasura me proteina që janë të dobishme për zemër dhe fibra. Pos kësaj, janë burim i mirë për vitamina B. Shtojeni në menynë tuaj sojën, fasulen dhe bizelen. Madje, edhe bizelet përmbajnë 8 gr proteina për një porcion.  

Jogurti grek

 

Image

I përsosur për kafjall, si ushqim i grimcuar  apo ta shtoni në secilën gjellë. Jogurti i zakonshëm pa yndyrë përmban 17 gr proteina në një porcion. Shmangni jogurtin me pemë, pasi që përmban sheqer.

Perimet me gjethe të gjelbër

 

Image

Lakra jeshile, spinaqi, lakra dhe perimet tjera me gjethe të gjelbër janë përplot me proteina. Edhe pse gjithçka e ‘gjelbër’ nuk përmban të gjitha aminoacidet për të cilat keni nevojë, kombinoni ato me fasule dhe bishtajore, do të fitoni një shujtë që përmban nëntë aminoacidet e nevojshme esenciale. 

(Kosova Sot)