4 ushqime, që e shtojnë dhjamin në stomak

  • 13 June 2018 - 11:31
4 ushqime, që e shtojnë dhjamin në stomak

Nëse jeni të prirë për t'u trashur në hapësirën e stomakut, këto ushqime do të duhej t'i shmangnit së konsumuari ose t'i konsumoni në sasi shumë të vogël, transmeton gazeta Kosova Sot.

DJATHI 

Image

 

 

Djathi është prodhim i qumështit, që është shumë i shëndetshëm dhe burim i kalciumit, por llojet e djathit me përmbajtjen e lartë të yndyrës ndikojnë në formimin e dhjamit në stomak. Natyrisht, nuk duhet përjashtuar tërësisht nga ushqimi, por nëse keni telashe me shtresat dhjamore në stomak, atëherë duhet pakësuar porcionet e tij.

LËNGJET E GAZUARA
 

Image

 

Vetëm gjysmë litër lëng i gazuar në ditë shkakton pesë herë grumbullim më të shpejtë të yndyrave në hapësirën e stomakut. Natyrisht, shkaktar i këtij grumbullimi është sasia e sheqerit, që përmes tyre e dërgoni në organizëm. 

USHQIMI TEPËR I NJELMËT
 

Image

 

Kripa është një nga shkaktarët kryesorë të grumbullimit të ujit në trup, e shton oreksin dhe nevojën për lëngje. Nëse ajo pije nuk është ujë, ky është problem shtesë. Natyrisht, me kalimin e kohës mund të rregullohet sasia e kripës, që e vendosim në gjellën që vetë e përgatisim, por sidomos duhet pasur kujdes te ushqimet që vetvetiu kanë sasi të madhe të kripës - si prodhimet e mishit të thatë ose të grimcuara. 

SHEQERI
 

Image

 


Në fund këtu është edhe sheqeri. Nuk janë vetëm ëmbëlsirat të mbushura me sheqer. Prodhimet e thata, salcat e ndryshme të gatshme për sallatë po ashtu janë përplot me sheqer. Sheqeri është një nga armiqtë kryesorë për të pasur një bel vital dhe pa shtresa dhjamore.