Llojet e pemëve që jua 'shkëlqejnë' fytyrën

  • 17 June 2018 - 10:06
Llojet e pemëve që jua 'shkëlqejnë' fytyrën

Të gjithë e dimë se kujdesi është kyç për një ten të mirë. E për shkëlqimin e fytyrës nuk keni përse të shpenzoni mjete materiale por t'i konsumoni disa ushqime të caktuara nga kuzhina juaj. Ju sjellim disa pemë që lëkurës i japin shkëlqim.

PJESHKAT

Pjeshkat ndihmojnë në pastrimin dhe tonimin e lëkurës, si dhe në shtrëngimin e muskujve të fytyrës. Vetëm qëroni një pjeshkë dhe me pjesën e brendshme të lëvores së pjeshkës bëni masazh fytyrës. Menjëherë do ta ndjeni shtrëngimin e lëkurës.

ANANASI

Ananasi ka efekt të shkëlqyeshëm në lëkurë. Jo vetëm se e pastron lëkurën, por e bën edhe më të butë, e ndihmon edhe te lëkura e thatë. Jo vetëm në fytyrë, por ame ananas fërkoni krejt trupin, më pas e lani.

AVOKADO

Avokado po ashtu është pemë që lëkurës i jep shkëlqim, sidomos lëkurës së thatë që e hidraton në mënyrë të shkëlqyeshme. Vetëm ndani përgjysmë një avokado, pjesën e brendshme e vendosni në lëkurë, e lini për një minutë dhe shpëlani.

BANANET

Bananet janë të shkëlqyeshme për pastrimin e fytyrës dhe në shtrëngimin e saj, si dhe në kujdesin ndaj lëkurës së thatë. Qëroni një banane dhe e vendosni në fytyrë si maskë. Do ta vëreni se si lëkura ju shtrëngohet dhe ju shkëlqen.

(Kosova Sot)